RINOVIMI I KONTRATËS
Labinoti bëhet 100 milionësh me Barcelonën
15 February, 2019 @12:52
Futbollisti i talentuar i Kosovës, Labinot Kabashi, ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën (ekipin e të rinjve).
Faqja zyrtare e Barcelonës ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar kontratë që e lidhin me klubin katalonas edhe për dy stinorët e ardhshmën, me opcion zgjatjeje edhe dy vjet tjera.
Deri në 100 milionë euro
Ndërsa besimin që e ka Barcelona te Kabashi e ka vendosur në klauzolën e tij të lirimit. Pra, nëse një ekip dëshiron ta blejë sulmuesin e Kosovës nga Barcelona duhet t’i paguajë 40 milionë euro në llogari të ekipit.
Mirëpo, ky 40 milionësh mund të konvertohet në 100 milionë euro nëse lojtari arrin që të bëhet pjesë e rregullt e ekipit senior.
Labinot Kabashi që në fund të këtij muaji i mbush të 19-tat, ka nënshkruar kontratë pasditen e djeshme pranë përgjegjësve të ekipit dhe legjendave të klubit, Jose Mari Bakero dhe Guillermo Amor.