Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVEC

Rahoveci vazhdon me Edon Zeqirin

Rahoveci vazhdon me Edon Zeqirin


30 June, 2022 @11:53

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të KF Rahovecit në stinorin e kaluar, Edon Zeqiri, ka vazhduar kontratën me klubin e vreshtarëve edhe për një stinor.

Zeqiri ka shënuar gola vendimtarë në stinorin e kaluar për t’ia siguruar Rahovecit mbijetesën në Ligë të Parë Grupi A, ku kishin ardhur nga Liga e Dytë.

E klubi tashmë ia besoi atij edhe stinorin tjetër.

“Njëri prej futbollistëve më të mirë nga edicioni i kaluar, Edon Zeqiri vazhdon me ne. Paraqitjet e mira të sezonit 2021/2022 na detyruan që t’i besojmë, teksa na duhet ta falënderojmë që na qëndroi besnik. Rrugëtimi ynë i përbashkët nga fillimi i gushtit, pritet të jetë plot angazhim e synime,” ka shkruar KF Rahoveci në njoftimin lidhur me vazhdimin e marrëveshjes me futbollistin në fjalë.

Në fund të stinorit 2021/22 KF Rahoveci pa veten në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi A, ndërsa pas 27 ndeshjeve të zhvilluara kishte tubuar 33 pikë, katër më shumë sesa Besa që ishte e dhjeta dhe e fundit - dhe që ra në Ligë të Dytë të Kosovës.

Nën drejtimin e Senad Alirifës, Rahoveci kreu sezonin me nëntë fitore, gjashtë barazime dhe 12 humbje, duke shënuar 32 e duke pësuar 38 gola.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë