Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani flet për rikthimin e suksesshëm të Oto John

Ramadani flet për rikthimin e suksesshëm të Oto John


5 May, 2021 @17:42

Liderja e Superligës, Prishtina, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat të pastër, 0-3.

RAPORTI I NDESHJES

Dy nga golat e Prishtinës u shënuan nga sulmuesi nigerian, Oto John, i cili është rikthyer te bardhekaltërit ditë më parë, derisa golin tjetër e shënoi Besnik Krasniqi.

Lidhur me rikthimin e suksesshëm të nigerianit, ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Edhe pse na ka nevrikosur me atë problemin që e kishte, normal nuk është faji i Oto John-it. Ai na erdhi në momentin më të duhur dhe jemi duke e shfrytëzuar në maksimum falë edhe punës që ka bërë ai në vendlindje. Po të kishte ardhur në mbipeshë, me siguri që nuk do të kishte asnjë minutë, mirëpo ai erdhi me 4-5 kilogramë më pak se sa nga koha që ka ikur në Nigeri. Ka qenë edhe i përgatitur, ndoshta jo 100%, por për t’i ndihmuar skuadrës është i mirëseardhur. Një konkurrencë e shëndoshë dhe e fortë brenda skuadrës”, tha Ramadani për Art Sport.

Ramadani gjithashtu foli edhe për gjendjen e skuadrës së tij në tabelë dhe rrugëtimin drejt titullit, duke thënë se tanimë gjithçka është në duart e Prishtinës dhe nuk varen nga rezultatet e kundërshtarëve.

“Para dy xhirove gjithmonë kur kemi fituar, jemi interesuar edhe për ndeshjet e rivalëve. Tani vetëm me ndeshjet tona do të jemi kampionë”, tha ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga