Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19


30 September, 2021 @20:36

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi e ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e Grupit 10 të kualifikimeve për Kampionatin evropian, që do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë prej 6 deri më 12 tetor. Ndeshjen e parë Dardanët U19 do ta zhvillojnë më 6 tetor kundër Norvegjisë, në orën 13:00, derisa tri ditë më pas do të ballafaqohen me Gjeorgjinë, në orën 16:00. Ndërkaq, ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e Krasniqit do ta zhvillojnë më 12 tetor kundër Uellsit, në orën 15:00.

LISTA E LOJTARËVE:

Laurence Shala (ëest Ham United U18)
Arnis Ajeti (2 Korrik)
Rigon Spahiu (Heidenheim U19)
Diar Halili (Porto)
Ardi Morina (Zurich U21)
Leonard Shala (Ballkani)
Adhurim Mjekiqi (Sarpsborg)
Aulon Shabani (Llapi)
Dienit Isufi (Drita)
Dion Ajvazi (Hertha U19)
Florent Hyseni (Trepça)
Bleron Ademi (St Pauli U19)
Andi Namoni (Prishtina)
Erlis Xhemali (Gjilani)
Valton Ibrahimi (Besa)
Art Smakaj (Lokomotiva Z.)
Behar Neziri (Bayern U19)
Fatjon Bunjaku (Trepça)
Eduart Ibrahimi (Arminia U19)
Egzon Fazliu (Drenica).


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja