LA LIGA
Ramos është rikthyer!
29 April, 2021 @17:28
Sergio Ramos është stërvitur normalisht sot dhe ideja është që ai të ketë disa minuta të shtunën kundër Osasuna, për të qenë i gatshëm kundër Chelsea.
Kapiteni pësoi një lëndim të muskujve në ftesën e fundit me kombëtaren spanjolle, kur kishte filluar të rikthehet pas lëndimit në gju në fillim të vitit.
Rëndësia e Ramos në Real Madrid nuk mund të vihet në dyshim, por që Zidane ka ditur të menaxhojë shumë mirë lojtarët që ka pasur në dispozicion.
Real Madridi ka kaluar pa probleme mungesën e kapitenit. Nacho dhe Militao kanë mbuluar mjaft mirë pozitën dhe Varane gjithashtu ka funksionuar mirë pas rikthimit.
Në fakt, mbrojtja është linja më e besueshme e ekipit të Zizous në ndeshjet e fundit, pasi kanë pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit.