Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI

Ramsey i pari, Juventus nis stërvitjet individuale

Foto: Tuttosport

Ramsey i pari, Juventus nis stërvitjet individuale


6 May, 2020 @0:19

Uellsiani Aaron Ramsey ka qenë i pari në stërvitjet e Juventusit sot, ndërsa pas tij kanë ardhë edhe disa lojtarë të bianconerëve.

Juventus ka nisur sot stërvitjet individuale para rikthimit të atyre të plota.

Superylli i juventinëve Cristiano Ronaldo që ka arritur mbrëmë vonë në Torino, pritet të kontrollohet J Medical para se të testohet për COVID-19 dhe pas karantinës do të futet në qendrën stërvitore.

Bianconerët po kërkojnë titullin e nëntë me radhë në Serie A këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A