Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Ranieri do të largohet nga Sampdoria, zëvendësuesi mund të jetë ish lojtari i Interit

Ranieri do të largohet nga Sampdoria, zëvendësuesi mund të jetë ish lojtari i Interit


21 May, 2021 @18:57

Ish-trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, duket se nuk do të vazhdojë tek Sampdoria edhe për një stinor. Sipas Sky Sport, Ranieri e ka njoftuar klubin se do të largohet në fund të stinorit.

Sipas raportimeve, vendimi i Ranierit nuk është si shkak i çështjeve financiare, por ka të bëjë me programin e klubit për të ardhmen.

Ranieri e zëvendësoi Eusebio Di Francescon në janar të vitit 2019, dhe ka fituar 25 ndeshje nga 70 të luajtura me Sampdorian.

Vendin e tij pritet ta zërë ish-mesfushori i Interit, Dejan Stanković, me të cilin presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është takuar disa herë në muajt e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A