UNITED 3-0 FOREST

Fotot: ManchesterUnited/fb
Rashford vendimtar, United mposht Forestin
27 December, 2022 @22:49
Manchester United nuk ka pasur shumë telashe, përkundër shiut të madh në Old Trafford, derisa ka mposhtur ekipin e rrezikuar për rënie nga Premier Liga, Notttingham Forest. Futbollistët e Erik Ten Hagut kanë treguar cilësinë e tyre në dy raste të pjesës së parë, të shndërruar në gol, derisa Marcus Rashford ka shënuar njërën dhe ka asistuar në të dytën për të siguruar fitoren.
Mundi i Nottingham Forestit nuk u shpërblye, pasi që një gol i tyre u anulua nga VAR, derisa ekipi më pas lëvizi për të bërë më shumë, por pa mundësi konkrete.
E krejt në fund, shënoi edhe zëvendësuesi Fred, që përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Manchester United 3-0 Nottingham Forest [Rashford 19, Martial 22, Fred 88].
Kliko X për ta larguar reklamën dhe shikoni golat e ndeshjes (v.j.)