Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP | LIVERPOOL - NORWICH CITY

Rashica 61min., Minamino kualifikon Liverpoolin

Rashica 61min., Minamino kualifikon Liverpoolin


2 March, 2022 @23:22

Liverpool është çerekfinalist i radhës në FA Kupën e Anglisë, pasi që në ndeshjen e posa përfunduar ka mposhtur Norwich Cityn 2-1 [Minamino 27, 39 - Rupp 76].

Milot Rashica ka qenë startues te ekipi i tij sonte, ndërsa ka qenë në fushë për 61-minuta të lojës, për t’u zëvendësuar më pas nga Jon Rowe.

Në anën tjetër te Liverpooli i pandalshëm, ku Jurgen Klopp i kishte dhënë pushim të merituar Mohamed Salahut, në skenë doli japonezi Takumi Minamino, që shënoi dy herë në pjesë të parë për të siguruar gjithçka. Norwich City pas golit të Lucas Rupp për 2-1 nuk e ka lënë fare rehat Liverpoolin dhe ka qenë shumë afër të barazojë, por për pak s’e arriti këtë.

Me fitore Liverpool kualifikohet në cerekfinale të garës dhe mbetet kandidat i rëndësishëm në luftë për trofeun e radhës për ekipin, pas asaj të fituar disa ditë më parë, kur mposhtën Chelsean në finale të Kupës së Ligës.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League