GALATA BËHET LIDER

Fotot: Galatasaray/fb
Rashica e Topalli startues, Gomis bën Galatasarayin lider
25 December, 2022 @20:49
Sulmuesi francez i Galatasarayit, Bafetimbi Gomis, ka shënuar dy herë sot, derisa ekipi i tij ka mposhtur rivalin lokal Istanbulspor 2-1, për tu bërë lider i kampionatit turk, pasi që lideri i deritashëm Fenerbahçe u mposht në derbi nga kampioni aktual, Trabzonspor.
Milot Rashica ka qenë startues te Galatasarayi ndërsa ka qenë në fushë deri në minutën e 74 të ndeshjes. Njëjtë, edhe te kundërshtari, sulmuesi tjetër i Kosovës Jetmir Topalli ka qenë startues, ndërsa luajti 58 minuta në këtë duel.
Me këtë fitore, Galatasaray pas 14 xhirosh ka 30 pikë dhe merr kreun e Superligës turke, me një pikë më shumë sesa Fenerbahçeja. Istanbulspori i Topallit është në pozitën e 18 të renditjes tabelare me vetëm 8 pikë!