TALENTI
Rashica i Vitesses
10 February, 2015 @19:13
Milot Rashica, talenti 18 vjeçar i Kosovës së Vushtrrisë ka nënshkruar sot kontratën e parë të tij profesionale.
Ai është zyrtarizuar si lojtar i ri i Vitesses në Holandë, derisa edhe vetë klubi holandez ka lëshuar njoftimin.
“Shqiptari 18 vjeçar Milot Rashica ka nënshkruar kontratë me Vitessen që do të datojë nga korriku i këtij viti deri më 30 qershor të vitit 2018,” ka shkruar faqja zyrtare e ekipit elit holandez.
“Jam i kënaqur me marrëveshjen dhe mundësinë për t’i ndihmuar Vitesses. Dua që t’i kontribuoj suksesit të klubit,” ka thënë Rashica 18 vjeç.
Vitesse është në mesin e tabelës së klasifikimit të Eredivisies së Holandës, derisa Rashica pritet të veshë fanellën verdhezi të këtij ekipi që nga fillimi i stinorit të ardhshëm.