IBRACADABRA
Statuja e Ibrës në vend të Eiffelit
10 February, 2015 @15:32
Ylli suedez i Paris St Germainit pasi që kishte dhënë lëvdata për punën e bërë në muzeun e Grevinit, ku kishte parë nga afër statunë e tij nga dylli ka thënë se tash e tutje do të mund të konkurrojë për të zëvendësuar edhe kullën e Eiffelit në Paris.
“Statuja ime duket tejet e fokusuar, njëjtë sikurse unë në fushë. Jam shumë falenderues për punën e bërë nga artistët. Gjithashtu, si suedez jam i nderuar që të kem një mirënjohje të tillë,” ka thënë Zlatan Ibrahimovic, transmeton RMC sot, fjalët e 33 vjeçarit.
Pasi që ka dalë fotografi me statunë e tij, ai ka thënë se statuja duket se është nga dylli, derisa Ibrahimovici i vërtetë është i hekurt.
E kur pasuan pyetjet, çka do të dëshironte tjetër të arrijë si lojtar i Paris St Germainit ai ka thënë:
“Hapi i radhës? Nuk e di… Ndoshta ta zëvendësojë kullën e Eiffelit me statunë e Ibrahimovicit…” ka thënë ai duke qeshur.
Zlatan Ibrahimovic është figurë kyqe e Paris St Germainit prej se u transferua nga Milan në vitin 2012. Ai ka fituar dy tituj radhazi me ekipin parisien, derisa ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje të zhvilluara në këtë stinor, te të gjitha garat për ekipin e tij.