Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAYI I RASHICËS FITON DERBIN E MADH TURK

Rashica startues dhe fiton derbin e madh turk

Rashica startues dhe fiton derbin e madh turk


8 January, 2023 @19:14

Futbollisti i Kosovës Milot Rashica ka qenë startues dhe ka luajtur 70 minuta në derbin e madh turk, ku ekipi i tij Galatasaray ka arritur të fitojë rivalin Fenerbahçe si mysafir dhe atë bindshëm 0-3 [Oliveira 32, Akturkoglu 78, Icardi 90+10].

Rashica ka pasur dy raste të mira për shënim, por s’ka arritur të tund rrjetën e kundërshtarit, ndërsa Galatasaray pas golit të shënuar mbajti ritmin e lojës, ndërsa në pjesë të dytë tentoi me kundërsulme, kur edhe thelloi epërsinë për të fituar krejt në fund me golin e zëvendësuesit Mauro Icardi.

Galatasaray

Me këtë fitore Galatasaray përforcon lidershipin me 39 pikë nga 17 ndeshje, duke e lënë pas pikërisht Fenerbahçen, që mbetet në 35 pikë.


Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golat e ndeshjes

Nga bein sports


 
Të gjitha lajmet nga International