Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT RASHICA FLET PAS GOLIT DHE FITORES

Rashica: Tifozët e merituan, shpresoj të jetë pika e kthimit

Rashica: Tifozët e merituan, shpresoj të jetë pika e kthimit


9 January, 2022 @21:11

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e parë të tij në fanellën e Norwich City sot, duke i sjellë kualifikimin në raundin e katërt të FA Cup ekipit të tij.

Pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për web-faqen e klubit, vushtrriasi ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e ekipit, pasi që tifozët e klubit e kanë merituar këtë.

“Jam me të vërtetë i lumtur për tifozët, ata ishin në numër të madh edhe në këtë ndeshje si mysafir dhe me të vëretetë e meritojnë një gëzim të tillë. Ata po na përkrahin javë pas jave në secilën ndeshje pa marrë parasysh rezultatet dhe shpresoj që t’ju sjellim edhe më shumë gëzime si kjo,” ka thënë fillimisht Rashica.

Norwich City eliminoi Charlton nga Kupa FA sonte, duke fituar 0-1 me golin e kosovarit, që u asistua nga finlandezi Teemu Pukki.

“Mënyra e shënimit ka qenë shumë e mirë. Kemi luajtur nga brenda dhe me tre-katër kontakte kemi arritur te goli. Shpresoj që kjo të jetë pika e kthimit për ekipin tonë. Ka qenë një vrap tepër i mirë i Teemus dhe ai ka bërë mirë duke më pritur, e pastaj ka qenë bukur të shënoja golin e parë që solli fitoren e kualifikimin,” ka shtuar ndër të tjera Rashica.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League