Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Rashkaj: Respekt Gjibraltarit, me mendje te Mali i Zi

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Rashkaj: Respekt Gjibraltarit, me mendje te Mali i Zi


9 October, 2019 @23:01

Mesfushori prizrenas i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se çdo ndeshje është e rëndësishme dhe të mos e shohim Malin e Zi si rival më të dobët se ne.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe pa dyshim edhe kjo ndaj Gjibraltarit është e rëndësishme pasi ka lojtarë që s’kanë luajtur shumë me Kombëtaren dhe është mundësia që të luajnë në këtë takim.

Personalisht jam i gatshëm në çdo moment për kombëtaren, kurdo që më jepet rasti, në çdo ndeshje. Sa i përket Malit të Zi duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos e shohim si rival më të dobët se ne.

Mali i Zi ka lojtarë të mirë, luajnë në Spanjë e Itali, të mos e nënvlerësojmë, ta japim maksimumin, sikur të luajmë me Anglinë. Duhet ta japim më të mirën, të jemi të kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari,” është shprehur Rashkaj.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova më 10 tetor do të luaj miqësore me Gjibraltarin, e më pas më 14 tetor me Malin e Zi.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani