Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARETH BALE

Real-Bale, 3 pika

REUTERS/Eddie Keogh

Real-Bale, 3 pika


29 December, 2012 @9:33

Përflojet e shumta për kalimin e mundshëm të Gareth Bale te Real Madridi, e përditshmja spanjolle Marca, i ka përkufizuar në tre pika të cilat duhet të plotësohen.

1. Real është tepër i interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit. Ai ka kualitete të shumta, mund të luaj në krah të mbrojtjes, krah të sulmit por edhe si mesfushor ofansiv. është golashënues, tepër i shpejtë dhe me fizikus të kompletuar. Mosha e tij e bën edhe më atraktiv, ashtu që ai me kohë mund të bëhet më i miri në botë.

2. Ai dëshiron të luaj për Real Madridin. Ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2016. Sidoqoftë, ai e ka shprehur dëshirën për të luajtur me ndonjë ekip ku mund të fitojë tituj. Njëri ndër shokët e tij më të mirë, Luka Modric, është në Real dhe i ka thënë uellsianit që të mos hezitojë të vijë në Real.

3. Do të jetë vështirë për Tottenhamin që ta mbajë ate. Tottenham bleu Bale-in në vitin 2007. është duke e kaluar stinorin e pestë aty përkundër moshës së tij të re. Krerët e klubit e dinë se është vështirë ta mbajnë ate, prandaj më shumë llogari kanë t’ia shesin Realit sesa ndonjë kundërshtari në ligë.


 
Të gjitha lajmet nga