Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B

Real i sigurtë, Liverpool për gjynah në Bullgari

Real i sigurtë, Liverpool për gjynah në Bullgari


26 November, 2014 @22:45

Real Madrid që ka sigururar fazën pranverore të Ligës së Kampionëve nga xhiroja e kaluar, ka mposhtur edhe sonte Baselin me rezultat minimal për të vazhduar me pikë maksimale në Grupin B. 

Golin e vetëm dhe të fitores për kampionin aktual europian e ka shënuar kush tjetër pos - Cristiano Ronaldo. 

Në ndeshjen tjetër të grupit, Liverpool nuk ka arritur të ruajë epërsinë 1-2 ndaj Ludogoretsit në Bullgari, të cilët kanë barazuar në fund për 2-2. 

Me këtë rezultat, Liverpool dhe Basel do të luajnë finale në xhiron e fundit në Anfield Road, ku anglezëve do t’iu duhet fitorja, derisa zviceranët shkojnë përpara edhe me barazim. 

Pa gjasa teorike nuk është as Ludogoretsi. 



Ndeshjet e radhës:

Liverpool - Basel
Real Madrid - Ludogorets


TABELA E GRUPIT B:

1 Real Madrid 15 pikë
2 Basel 6 pikë
3 Liverpool 4 pikë
4 Ludogorets 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga