LOS BLANCOS

Foto:Google
Real Madridi arrin fitore
2 May, 2021 @0:20
76 minuta zgjati rezistenca e madhe e ekipit të Osasunës, në ndeshjen kundër Real Madridit, që përfundoi me rezultat 2:0.
Ndeshje kjo që kishte rëndësi maksimale për Zidane, në luftën për trofeun e La Ligës.
Takimi nuk filloi aq mirë për madrilenët, pasi vetëm pas 30 minutave lojë filluan të shfaqin rrezikun e tyre në sulm.
Portjeri Sergio Herrera, ishte hero i Osasunës në sulmet e Realit në fundin e pjesës së parë.
Tri goditje nga Militao, një nga Hazard, ishin katër pritje që po shkonin drejtë golit, e që Herrera ishte në vendin dhe kohën e duhur.
Në fundin e pjesës së parë Avila, arriti të shënojë nga harkimi fantastik i Manu Sanchez, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, ekipi i Osasunës po mbrohej me 11 lojtarë, gjë që e pamundësonte shënimin e golit për madrilenët.
Minuta e 76 e ndeshjes kur Isco harkoi mjeshtërisht nga korneri, e që topi shkoi për Militaon, i cili shënoi në tentimin e tij të katërt për këtë ndeshje.
Katër minuta më vonë, Casemiro me tentimin për pasim, befas shënoi për të derguar rezultatin në 2:0 për “los blancos”.
Real Madridi gjenden në pozitën e dytë me 74 pikë, dy më pak se Atlético Madrid, ndërsa Osasuna gjenden në pozitën e 11 me 40 pikë.