FERIZAJI 2-4 FLAMURTARI
Flamurtari përmbys Ferizajin, shpresa vazhdon
1 May, 2021 @23:07
Ferizaji duelin e sotëm e zhvilloi si vendas në stadiumin Suad Brava të Hanit të Elezit, pasi që e ka të dënuar nga Komisioni Disiplinor lojën si vendas për dy ndeshje.
Gjithçka nisi mirë për ferizajasit që janë në krizë financiare ndaj Flamurtarit që po kërkon Superligën. “Vendasit” mbyllën pjesën e parë në epërsi 2-1.
Por në pjesë të dytë kuqezinjtë nga kryeqyteti u këndellën dhe duke shënuar tri herë në portën e Ferizajit fituan ndeshjen për të mbetur në garë për vend të parë të Ligës së Parë B që dërgon direkt në Superligë, me rezultatin përfundimtar sot, 2-4.
Ferizaji në anën tjetër është në rrezik të madh nga rënia në Ligë të Dytë të Kosovës, pasi që dy xhiro para fundit të stinorit ka vetëm dy pikë më shumë sesa pozita e fundit në renditje, KEK-u.