VLLAZNIA 1-1 ULPIANA
Barazimi nuk e ndalë Ulpianën nga ëndrra e Superligës
1 May, 2021 @22:50
Përkundër se barazuan sot, ekipi i Ulpianës nga Lipjani ende është në vend të parë të Ligës së Parë B të Kosovës dhe ka një pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Flamurtari - dy xhiro pa përfunduar stinori.
Ulpiana barazoi sot ndaj Vllaznisë së Pozharanit që po lufton për mbijetesë në këtë ligë, ndërsa goli i Trimor Selimit shënuar në minutën e 25 të takimit ka mjaftuar që ekipi i Fadil Ademit të dalë me barazim dhe të ruaj vendin e parë.
Tashmë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit, Ulpiana ka gjithçka në dorë të vetë. Duhet mposhtur Kikën si vendas dhe Ramiz Sadikun si mysafir për të arritur për herë të parë në histori të klubit në Superligë.
Në anën tjetër, Vllaznia me pikën e fituar sot mund të merr frymë vetëm një xhiro, nga dy sa kanë mbetur, pasi që ende nuk ka siguruar mbijetesën, veçanërisht pas fitores së KEK-ut sot në shtëpi.
Vllaznia 1-1 Ulpiana (n.n. - Trimor Selimi 25)