TREPÇA 2-1 VËLLAZNIMI
Vazhdon seria pozitive e Trepçës - i kthehet fitores, mposht Vëllaznimin
1 May, 2021 @18:44
Pas barazimit ndaj Lirisë në xhiron e fundit, Trepça i është kthyer fitores sot në Mitrovicë duke e mposhtur Vëllaznimin 2-1 [Edis Ahmeti 30, Ardian Neziri 71 - Jurgen Gjini 46].
Kështu, mitrovicasit kanë vazhduar serinë pozitive që e kanë çuar tashmë në 6 ndeshje pa humbje, prej të cilave 5 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Në anën tjetër, gjakovarëve i është ndërprerë ecuria e mirë prej katër fitoreve radhazi.
Edis Ahmeti i dha epërsinë Trepçës në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa sulmuesi i kuqezinjëve Jurgen Gjini ka barazuar me të nisur pjesa e dytë.
Sidoqoftë, në ndeshjen që kishte plotë raste për shënim, vendasit janë përkujdesur për triumf përmes Ardian Nezirit që shënoi për 2-1.
Në dy xhirot e fundit të kampionatit, Trepça ka punë me skuadrat që po kërkojnë Superligën. I shkon Malishevës dhe pret Dukagjinin në fund të stinorit.
Në anën tjetër, Vëllaznimi që tashmë ka shpëtuar mirë stinorin me serinë e fitoreve të arritura së fundi (deri para kësaj xhiroje) udhëton për Prizren për ndeshje ndaj Lirisë, para se të pres Malishevën në xhiron e fundit.