2 KORRIKU 7-0 DARDANA
Shtatëshe për tu bërë ekipi me sulmin më të mirë
1 May, 2021 @23:32
Skuadra prishtinase që zakonisht furnizon shumicën e ekipeve me lojtarë, kësaj radhe ka pasur një mision tjetër.
Sot, me një goleadë ndaj Dardanës në një ndeshje krejt të rehatshme, pasi që ekipi ka siguruar mbijetesën në Ligën e Parë B dhe nuk kanë mundësi për të shkuar në Superligë, 2 Korriku ka treguar lojë tejet të mirë, që u kurorëzua me fitoren më të thellë të stinorit për tu bërë ekipi aktualisht me sulmin më të mirë në ligë.
2 Korriku 7-0 Dardana [Bajrami 11, Jetullahu 16, Ymeri 38, 42, Sejdiu 47, Zoungrana 66, Prekopuca 83].
Prishtinasit tash kanë 39 gola në llogarinë e tyre, që i bën ata me sulm më të mirë në ligë, duke e kaluar edhe Flamurtarin që ka 35 të shënuara si ekip, por edhe liderin Ulpianën që ka 33 të shënuara.
Dardana në anën tjetër, ende nuk e ka të sigurtë mbijetesën, përkundër se janë 4 pikë larg zonës së rënies, kur kanë mbetur edhe 2 xhiro prej përfundimit të stinorit.