GRUPI B
Reali fiton në fund, Basel mposht Liverpoolin
1 October, 2014 @22:16
Kampioni aktual i Europës, Real Madrid, ka kërkuar shumë golin e fitores, të cilin e gjeti 12 minuta pa përfunduar takimi përmes zëvendësuesit, Karim Benzema.
Kampioni bullgar që konsiderohet si befasi e Ligës së Kampionëve, pasi që po tregon lojëra burrërore, ka arritur të dalë i pari në epërsi duke çuar në delirium stadiumin Vasil Levski të Sofjes.
Për më tepër, u përkujdes edhe portieri Valeri Stoyanov, që mbrojti penalltinë e Cristiano Ronaldos pas disa minutave.
Por Topi i Artë i vitit të kaluar nuk dështoi në penalltinë e radhës të fituar për të barazuar rezultatin, derisa më vonë Benzema që zëvendësoi Javier Hernandezin në sulm, shënoi për fitoren e madrilenëve.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Liverpool është befasuar nga Baseli ku për 90 minuta luajti Taulant Xhaka. Zviceranët arritën të shënojnë fitore me rezultat minimal 1-0, për t’i lënë të shtangur anglezët.
Ndeshjet e radhës:
Ludogorets-Basel | |||
Liverpool-RealMadrid |
TABELA E GRUPIT B:
1 | Real Madrid | 6 pikë | ||
2 | Liverpool | 3 pikë | ||
3 | Basel | 3 pikë | ||
4 | Ludogorets | 0 pikë |