GRUPI D

Foto: UCL
Reali kualifikohet si lider, Interi nga vendi i dytë
7 December, 2021 @22:56
Nga kreu i Grupit D në fazën knock-out të Ligës së Kampionëve është kualifikuar Reali i Madridit.
Sonte skuadra më e trofeshme evropiane fitoi 2-0 ndaj Interit, për ta mbyllur kështu grupin si lider me 15 pikë. Nga vendi i dytë i grupit është kualifikuar Interi me 10 pikë, kurse në Europa League nga vendi i tretë ka shkuar Sheriff Tiraspoli moldav me 7 pikë. Sonte skuadra moldave barazoi 1-1 ndaj Shakhtarit, e ky i fundit përfundoi i katërti në grup (2 pikë).
Shorti për fazat knock-out të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të mbahet javën e ardhshme, saktësisht më 13 dhjetor në Nyon të Zvicrës.