GRUPI B
Reali lider, Interi eliminohet nga garat evropiane
9 December, 2020 @23:08
Real Madrid ka treguar veten atëherë kur më së shumti është dashur dhe me fitore ndaj Borussia Mönchengladbachun 2-0 [Benzema 9, 31] për të kryer grupin në vend të parë.
Sulmuesi francez Karim Benzema është treguar i shpejt dhe i papërmbajtshëm për të shënuar dy herë brenda gjysmë-orëshit të parë të lojës për t’i dhënë fund dilemave nëse madrilenët do të rrezikonin pranverën në Champions.
Në përballjen tjetër të grupit, dy skuadra që me fitore do të siguronin kualifikimin tutje në Champions, Inter dhe Shakhtar kanë barazuar pa gola, 0-0.
Barazimi çon Shakhtarin në Europa League, derisa Interin e eliminon tërëisht nga garat evropiane për këtë stinor, e Antonio Conte trajner i neroazzurrëve lëshoi fushën shpejt kokëulur.
Interi pati shumë raste, por asnjëherë s’qëlloi portën kundërshtare, derisa Shakhtari u mbrojt mirë, tentoi bukur me kundërsulme dhe Samir Handanovic në një rast shpëtoi skuadrën nga humbja.
Futja e vonshme e Christian Eriksenit në lojë, që solli edhe 4 raste të pastra për Interin, do të mund të mbetet si një njollë në mendje të Contes, që përfundoi aventurën evropiane interistëve papritur.
TABELA PËRFUNDIMTARE:
1. Real Madrid 10 pikë;
2. Borussia Mönchengladbach 8 pikë;
3. Shakhtar Donetsk 8 pikë;
4. Inter 6 pikë.