Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEYMAR

Realizon ëndrrën

REUTERS

Realizon ëndrrën


31 July, 2013 @13:48

Barcelona barazoi në miqësore dje nga Legia Gdansk 2-2 me golat e shënuar për katalonasit nga ana e Sergio Roberto dhe Lionel Messi. 

Neymar kishte një paraqitje të shkurtër në ndeshje, por ai është shprehur të ketë realizuar ëndrrën. 

“Kam realizuar ëndrrën. Më duhet edhe pak kohë për t’u futur në formë. Messi është personalitet i madh. është idhull për mua dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës ku luan Messi,” ka thënë braziliani që i kushtoi Barcelonës 60 milionë euro. 

Barcelona tash përgatitet për ndeshjen e radhës në Camp Nou ndaj Santosit, ish ekipit të Neymar dhe braziliani mund të fillojë ndeshjen që nga minuta e parë e takimit. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga