SHQIPËRI-SPANJË
Referi holandez në ndeshjen Shqipëri-Spanjë
8 October, 2016 @13:55
Ndeshja e tretë e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusi 2018, e cila luhet ndaj Spanjës më 9 tetor në ‘Loro Boriçi’, do të gjykohet nga referi holandez Bas Nijhuis.
Kombëtarja kuqezi është e vetmja në Grupin G me 6 pikë të grumbulluara dhe gjendet në krye të tabelës pas dy ndeshjeve.