JANUZAJ

Rehatohet Manchesteri
18 October, 2013 @18:36
Mediat angleze kanë raportuar sot se në një mënyrë, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë marrë mesazhin e duhur nga intervista e Adnan Januzajt dhënë KTV-së.
Sipas tyre vetë deklarata e Januzajt flet shumë.
“Jam i lumtur në Manchester United dhe dua t’i përkushtohem 100% çdo ndeshjeje, duke dhënë më të mirën. Dua t’i ndihmojë Manchester Unitedit të fitojë Premier League-në dhe dua të bëhem lojtari më i mirë në botë,” ka thënë ndër të tjera Januzaj.
Kurse sa i përket të ardhmes së tij për ndonjërën nga kombëtaret e shumëpërfolura, Adnani do të ishte më i afërt me Kosovën, po të kishte qenë kjo e fundit e pranuar nga FIFA.
“Do të jetë babai im ai që do të vendos për cilën kombëtare të luajë dhe unë do ta dëgjojë atë,” ka shtuar Adnani i ri që po vazhdon shkëlqimin në Angli me Manchester Unitedin, derisa prej një lojtari të talentuar me golat e tij ndaj Sunderlandit u bë njeriu më i përfolur në botë!
Sipas kësaj, mediat angleze kanë shkruar se ai do të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin derisa çështja e tij me kombëtaret mbetet ekskluzivisht dëshirë e babait të tij Abedinit, ku ka përgënjeshtuar FSHF-në, derisa ka pasur kritika edhe për mënyrën e ftesës për kombëtaren belge.