Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Reja: Fitore me dy fytyra

Foto: FSHF

Reja: Fitore me dy fytyra


18 November, 2020 @19:14

Selektori i Shqipërisë, Edoardo Reja, pas ndeshjes ka qenë më i kënaqur me rezultatin sesa me paraqitjen e kuqezinjqëve në fushë, por ka theksuar se nuk ka vend për kritika sot.

Ai për Supersportin ka thënë se kuqezinjtë kanë treguar lojë me dy fytyra, ndërsa miksimi i lojtarëve me përvojë dhe të rinjve kanë sjellë rezultat, kurse angazhimi i të gjithëve ka qenë për lakmi.

“Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika,” ka thënë Reja fillimisht.

“Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një mual që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër,” ka vazhduar ai.

Ndërsa ka vlerësuar në ndërkohë edhe përzierjen mes lojtarëve me përvojë dhe të rinj, të cilët sa kanë aq edhe s’kanë minuta në këmbë.

“Momenti pozitiv ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID na ka hequr disa lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janë përgjigjur mirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjmshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuan të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë,” ka thënë tekniku italian.

Në ndërkohë ai ka treguar se Memushaj ka luajtur me “dhëmbë të shtrënguar” një pjesë të mirë të ndeshjes, pasi që nuk mundte më, derisa kishte kërkuar ndërrim, e Reja i ishte përgjigjur: edhe pak duro, shtrëngo dhëmbët - sepse s’kishte alternativa.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve