WESLEY FOFANA

Rekord-transfer i Chelseat! Kontratë 7-vjeçare për talentin e dëshmuar
31 August, 2022 @15:18
Transferi i dytë më i shtrenjtë në histori të mbrojtësve në botë! Chelsea ka realizuar përfundumisht ardhjen e të talentuarit dhe të dëshmuarit te Leicester City, Wesley Fofana. Me këtë Chelsea ka thyer rekordin e klubit për transferin më të shtrenjtë sa i përket një mbrojtësi.
TOP 3 transferet e mbrojtësve
Shuma e raportuar e transferit të tij kap shifrën e 75 milionë funtave, që e bën atë dytin në botë, për të cilin është paguar më së shumti, bashkë me Virgil Van Dijkun dhe para tyre qëndron vetëm Harry Maguire i Manchester Unitedit, gjithashtu i ardhur nga Leicester City, për të cilin Djajt e Kuq patën paguar 80 milionë funta!
Përndryshe, serioziteti vërehet edhe në kontratën afatgjate të ofruar nga ekipi i Stamford Bridge. Qendërmbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë shtatë-vjeçare me londinezët.
Deklarata e Fofanasë
Ai është pjesë e rregullt e Francës U21, pasi që aktualisht është 21-vjeçar. Kishte ardhur te Leicester City nga St Etienne në vitin 2020 dhe ka bërë 37 paraqitje në Premier Ligë.
“Jam këtu për të fituar trofe - Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, FA Kupën, Carabao Kupën - gjithçka. Jam këtu për të fituar dhe ky klub është i ndërtuar për të fituar trofe, prandaj erdha këtu për të vazhduar këtë,” ka thënë Fofana, shkruan BBC Sport.
Mbrojtja e renovuar, më e forta në PremierLigë?!
Tash çka mund të thuhet për Chelsean, është se këtë verë thuajse renovoi tërë mbrojtjen, duke qenë se transferuan edhe Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella më parë.