CAVANI

REUTERS
Rekord transferi, gati
15 July, 2013 @16:30
Edinson Cavani ka arritur në Paris sot. Ai pritet që të kryejë testet e duhura mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i kampionit të Francës, Paris St Germain.
Cavani që ka qenë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në tregun veror të këtij afati kalimtar, ka përfunduar në Paris, ekipi i të cilit qytet kanë qenë i vetmi që ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar nga napolitanët prej 63 milionë eurove.
Urugujani 26 vjeçar ka qenë golashënues i vitit në Serie A gjatë stinorit 2012/13 duke shënuar 29 gola. Transferimi i Cavanit do të bëhet rekord transferi i Ligue 1 të Francës me 63 milionë euro. Derisa aktualisht rekordin e mban Monaco, që në ditët e para të afatit kalimtar transferoi sulmuesin kolumbian të Atletico Madridit, Radamel Falcaon, për 60 milionë euro.