176 GOLA

Foto: Premier League Official
Rekordmeni Wazza
17 January, 2016 @17:21
Një nga më të kritikuarit në pjesën e parë të sezonit, vitin 2016 e ka filluar në mënyrë perfekte.
Bëhet fjalë për Wayne Rooneyn, i cili me golin e shënuar sot ka arritur në shifrën e 176 golave për një klub të vetëm në Premier League.
Ky rekord deri më sot mbahej nga Thierry Henry, i cili kishte 175 gola me Arsenalin.
Në vitin 2015, Wazza u bë lojtari me më së shumti gola me fanellën e kombëtares angleze dhe i duhen edhe pak gola që të njejtën gjë ta bëjë edhe tek Manchester United.