ROMA BARAZON

serie a official
Debutim me barazim për Spallettin
17 January, 2016 @17:00
Luciano Spalletti nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një pikë, në ndeshjen e tij të parë prej se ishte riemërtuar kryetrajner i Romës ditë më parë.
Ekipi i Spallettit ka barazuar me rezultat 1-1 përballë skuadrës Hellas Verona.
Radja Nainggolan ishte ai i cili shënoi golin e parë të ndeshjes për epërsinë e romakëve në minutën 41’, mirëpo baraspesha në rezultat erdhi në minutën 61’ nga penalltia, të cilën e shndërroi në gol Giampaolo Pazzini.
Për Veronan, e cila gjendet në fund të radhitjes tabelare, ky rezultat është një pikë shprese, ndërsa për Romën që nuk po arrin t’i shmanget barazimeve në javët e fundit, kjo ishte pika e 35 për ta.