SAMI SERMAXHAJ
Relativisht i kënaqur
20 February, 2016 @19:04
Nisën pranverën si zjarr, me fitore të thellë, bindëse dhe kalim në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Por, kjo nuk e kënaqi plotësisht trajnerin e Prishtinës, Sami Sermaxhaj.
“Jam relativisht i kënaqur nga përforcimet, loja dhe angazhimi dhe serioziteti, duke kuptuar të gjithë se fanella e Prishtinës është pak më ndryshe,” ka thënë ai për faqen zyrtare të Prishtinës.
“Fanella e Prishtinës kërkon më shumë përgjegjësi, por duhet punuar edhe shumë për të ngritur nivelin e lojës,” ka thënë ndër të tjera Sermaxhaj sot.
Prishtina mposhti Istogun 5-1 ndërsa përforcimet si Kreshnik Lushtaku, pastaj i rikthyeri Dren Gashi u treguan mjaft në ndeshje, ndërsa Sermaxhaj ka shtuar se Prishtina do të bëhet më e fortë me kohë.