MANCHESTER UNITED

Reputacioni i Adnanit në pikëpyetje
3 January, 2014 @21:24
Kosovari Adnan Januzaj është vënë në ballë të kritikave për simulim në Angli, pas kësaj të fundit në ndeshje ndaj Tottenham Hotspur. Ai ka pranuar kartonin e tretë të verdhë të stinorit për simulim në ndeshje.
Januzaj tash ka arritur në vendin e dytë të simuluesit më të madh në histori të Premier League pas Gareth Bale. Tani të gjithë frikësohen se ai mund të prishë reputacionin që e fitoi shpejtë këtë stinor me paraqitjet e mira në fushë.
Trajneri i Manchester United, David Moyes, asnjëherë nuk ka kundërshtuar përkrahjen për kosovarin 18 vjeçar dhe ka pranuar se flet me të pas çdo ndeshjeje varësisht nga sjelljet e tij.
“Unë gjithmonë do të jem i pari që do të dalë dhe të them se nuk do të kem futbollist që simulojnë në fushë. Unë do të përballem vetë me ata,” ka thënë Moyes para ndeshjes së vlefshme për FA Cup ndaj Swanseat.
Moyes shpreson se etiketa e simuluesit mos t’i ngjitet Adnanit për shkak të talentit të jashtëzakonshëm që ka.
“Adnani është futbollist shumë i talentuar,” ka thënë Moyes transmeton Eurosporti.
“Nuk kam dyshim se ai do të bëhet njëri ndër futbollistët më të mirë që kanë luajtur në këtë vend dhe në Manchester United. Më kujtohet kur Cristiano Ronaldo ka ardhur këtu, shumë njerëz kanë folur gjëra të njejta për atë. Nuk po e krahasoj me Ronaldon, por Adnani i ka 18 vjet. Ai do të bëhet më i mirë. Do të mësojë dhe do ta kuptojë lojën e futbollit edhe më shumë me kohë. Ajo çka po bën aktualisht Adnani është kontribut në ndeshje si futbollist,” ka sqaruar Moyes.
Adnan Januzaj këtë stinor ka shpërthyer në miqësoret parasezonale me Manchester Unitedin duke ardhur nga ekipi i të rinjëve dhe duke fituar besimin e Moyesit për të marrë pjesë në ekipin e parë të kampionit në fuqi të Anglisë.