Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Rifillojmë me Kupë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Rifillojmë me Kupë, caktohen datat e gjysmëfinaleve


19 May, 2020 @15:53

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.

SI ARRITËN NË GJYSMËFINALE?

Me këto ndeshje pritet të rinis edhe futbolli në Kosovë pas pandemisë. Prishtina kishte eliminuar Vushtrrinë në çerekfinale, ndërsa Drenica Gjilanin.

Sa i përket çiftit tjetër, Ballkani kishte pasur punë të lehtë me Dukagjinin, sikurse edhe Feronikeli ndaj Lirisë.

Për Feronikelin dhe Drenicën Kupa po shihet si derë e vetme për dalje në arenë ndërkombëtare këtë stinor. Kurse Ballkani e Gjilani kanë gjasa të mira të shkojnë në gara evropiane prej kampionatit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga