Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE

Rifillon edhe Portugalia

Rifillon edhe Portugalia


3 June, 2020 @13:12

Me duelet Portimonense - Gil Vicente dhe Famalicao - Porto, sonte rinis edhe kampionati i Portugalisë në futboll, Primeira Liga.

Nën masat mbrojtëse të marra sipas protokollit të vendit, është thënë se gjithçka mund të rifillojë edhe në futbollin portugez, që konsiderohet si vatër e talentëve.

Porto, që rinis sonte kampionatin është lidere e ligës me një pikë më shumë sesa rivali kryesor i saj, Benfica.

Duelet tjera luhen nesër, ndërsa takohen: Maritimo - Vitoria Setubal, Benfica - Tondela dhe Vitoria Guimaraes - Sporting.

Pasnesër zhvillohen: Santa Clara - Braga, Desportivo Aves - Belenenses dhe të shtunën, Boavista - Moreirense.

Primeira Liga


 
Të gjitha lajmet nga International