LA LIGA
Rikthehet Pjanic
29 April, 2021 @17:23
Miralem Pjanic është rikuperuar nga problemet e tij fizike dhe është risia e vetme në listën e lojtarëve të ftuar nga Koeman për ndeshjen kundër Granadës.
Ndeshje kjo e paraparë të luhej më herët, por ishte shtyrë pasi Barcelona zhvilloi finalën e Kupës së Mbretit, të cilën e fitoi kundër Athletic Bilbao.
Pjanic nuk u përfshi në mesin e atyre që u thirrën për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Villarreal. Boshnjaku është i gatshëm për këtë ndeshje sipas stafit mjekësor të ekipit.
Lista e plotë përbëhet nga lojtarët e mëposhtëm: Ter Stegen, Neto, Arnau Tenas; Dest, Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Araujo, Mingueza, Umtiti, Jordi Alba, Junior, Busquets, De Jong, Pedri, Riqui Puig, Pjanic, Ilaix; Messi, Griezmann, Dembélé, Trincao dhe Konrad.
Ansu Fati, Coutinho dhe Braithwaite mungojnë pasi janë të lënduar.