COPA DEL REY

Foto: Reuters via Eurosport
Rikthim i pabesueshëm i Barcelonës, arrin finalen
3 March, 2021 @23:42
Barcelona ka arritur të përmbys epërsinë e Sevillës nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Copa del Rey 0-2 në 3-2, duke e mposhtur ekipin andaluzian sonte 3-0 [Dembele 12, Pique 90+4, Braithwaite 95] pas vazhdimeve.
Ka qenë Gerard Pique që ka shënuar golin jetik për katalonasit sonte, duke qëlluar portën e kundërshtarit në minutën e 90 të ndeshjes për 2-0. Me këtë, u barazua epërsia e Sevillës nga ndeshja e parë dhe dueli shkoi në vazhdime.
E aty, ka qenë danezi Martin Braithwaite që ka shënuar për 3-0 dhe për të përgjithshmen 3-2 që çoi ekipin e Ronald Koemanit në finale të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Sevilla kishte rast të artë për të arritur finalen në kohë të rregullt. Por Lucas Ocampos dështoi nga penalltia në minutën e 73 të ndeshjes, të cilën e mbrojti Marc-Andre ter Stegen fenomenal.
Ekipi i Julen Lopeteguit e kreu ndeshjen me 9 lojtarë, pasi që në fund të kohës së rregullt Fernando mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në vazhdime, edhe holandezi Luuk de Jong.