Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEFASIA E MANCINIT

Rikthimi i Balotellit në kombëtare!

Rikthimi i Balotellit në kombëtare!


24 January, 2022 @23:17

Sulmuesi kontravers i Italisë, Mario Balotelli, është ftuar në kombëtaren italiane të futbollit për herë të parë që prej vitit 2018.

Italia do të përgatitet në fund të muajit për duelet e PlayOffit për Botërorin e Katarit 2022, derisa Balotelli 31-vjeç ka qenë ftesë e befasishme e Roberto Mancinit selektor.

Mancini ka ftuar Balotellin pasi që ky i fundit ka shënuar 18 gola në Superligën turke me Adana Demirsporin, ndërsa kampmi treditor në Coverciano, Firencë.

Balotelli, që njihet si lojtar problematik dhe me sjellje shpesh josportive, ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje për azzurrët, por ai është ftuar vetëm tre herë në kombëtare që prej Botërorit të vitit 2014.

Në listën e Mancinit prej 35 futbollistëve, gjendet edhe Balotelli dhe tash në kampin treditor pritet të shihet se si do të veprojë selektori me sulmuesin, me të cilën ka punuar edhe te Inter e Manchester City.



FTESAT E MANCINIT:

PORTIERË Carnesecchi (Cremonese), Cragno (Cagliari), Meret (Napoli), Sirigu (Genoa)

MBROJTËS Bastoni (Inter), Biraghi (Fiorentina), Calabria (Milan), Chiellini (Juventus), De Sciglio (Juventus), Di Lorenzo (Napoli), Florenzi (Milan), Luiz Felipe (Lazio), Mancini (Roma), L. Pellegrini (Juventus) , Scalvini (Atalanta), Toloi (Atalanta)

MESFUSHORË Barella (Inter), Cristante (Roma), Fagioli (Cremonese), Frattesi (Sassuolo), Locatelli (Juventus), Pessina (Atalanta), Ricci (Empoli), Sensi (Inter), Tonali (Milan).

SULMUES Balotelli (Adana Demirspor), Berardi (Sassuolo), Bernardeschi (Juventus), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), Joao Pedro (Cagliari), Raspadori (Sassuolo), Scamacca (Sassuolo), Zaccagni (Lazio), Zaniolo (Roma)

 
Të gjitha lajmet nga Serie A