E TETA E FINALES
Rivalët e Shqipërisë, në rast kualifikimi
18 June, 2016 @19:04
Në rast se Shqipëria shënon nesër fitore të madhe ndaj Rumanisë për të siguruar kualifikimin në fazën e të tetës së finales së EURO 2016, ajo do të ndeshet me fituesin e Grupit B ose C - që përcaktohet pasi që të kuptohen të gjitha rezultatet e grupeve përkatëse të europianit.
Skema e UEFA-së për të tetën e finales thotë që vendi i tretë i Grupit A, mund të luaj me fituesin e Grupit B (që aktualisht është Anglia) ose me fituesin e Grupit C (që aktualisht është Gjermania).
Sidoqoftë, së pari duhet fituar Rumaninë me rezultat bindës, pastaj cilido kundërshtar - është i mirëseardhur.