Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SELEKTORI I RI

Rivali i njohur i Kosovës, emëron trajnerin e ri

Rivali i njohur i Kosovës, emëron trajnerin e ri


11 February, 2022 @11:22

Para pak çastesh, edhe zyrtarisht rivali i njohur i Kosovës si në Ligë të Kombeve ashtu edhe gjatë kualifikimeve të fundit për Botëror, Greqia ka emëruar selektorin e ri të reprezentacionit të tyre në futboll.

Federata e Futbollit të Greqisë (EPO) ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me uruguajanin Gustavo Poyet, ish-lojtarin karizmatik të disa skuadrave evropiane (Real Zaragoza, Chelsea, Tottenham).

Marrëveshja mes EPO dhe Poyet është deri në fund të vitit 2023, ku uruguajanit do t’i përfundojë kontrata në dhjetor të vitit të ardhshëm.

GRUPET | LIGA E KOMBEVE 2022/23

Mediat greke kanë bërë të ditur se Poyet 55-vjeçar bashkë me stafin e tij do të pagohen rreth 600 mijë euro në vjet për detyrën e tyre.

Si trajner, Poyet ka punuar te Sunderland, AEK, Betis, Bordeaux, ndërsa si ndihmës-trajner ka punnuar për Leeds e Tottenham.

Greqia është në grup me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve edhe këtë vit. Ndërsa Kosova në katër përballjet e mëhershme ndaj Greqisë, nuk ka shijuar fitoren asnjëherë.

Greqia deri tash është drejtuar nga holandezi John van’t Schip, me të cilin ka mposhtur Kosovën në Fadil Vokrri dhe nuk është mposhtur asnjëherë nga Kosova në katër duelet e zhvilluara (dy në Ligë të Kombeve, dy në kualifikime për Botërorin “Katar 2022”)


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve