Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENSIONOHET KAPITENI

Robert Gjeraj pensionohet nga futbolli aktiv

Foto: Liridon Shala / TOPSPORTI.COM

Robert Gjeraj pensionohet nga futbolli aktiv


6 July, 2023 @12:12

Njëri ndër lojtarët më lojalë të Lirisë dhe ndër më luftarakët, me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Robert Gjeraj, prej sot më nuk është futbollist aktiv.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Gjeraj 39-vjeç mori vendim për tu pensionuar nga futbolli aktiv, ndërsa kaloi 22-vite të jetës si futbollist i ekipeve të ndryshme.

Ai në karrierën e tij ka luajtur për Lirinë, Getoarin, Besën, Vëllaznimin, Trepçën’89 e Ballkanin. Gjeraj ka theksuar se me arritjen e qëllimit të inkuadrimit të Lirisë në Superligë së fundi, të vendlindjes së tij, e ka bërë edhe më të lumtur.

“Të dashur miq,
Përmes këtij postimi dua t’iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Nuk ishte aspak e lehtë ta marrë këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s’mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.
Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t’i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar. Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89’, Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua. Poashtu dua t’i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat Kosovare e Shqiptare që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.
Ju faleminderit të gjithëve, i juaji, Robert Gjeraj!”
-  ka shkruar Gjeraj në njoftim.

Kështu, me këtë vendim, i bie që ndeshja e fundit për Gjerajn me fanellën e Lirisë ka qenë heroike, ku edhe pse hyri zëvendësues në ndeshjen e barazhit, u lëndua keq në kokë, vazhdoi ndeshjen deri në fund për ta çuar atë në penallti, ku Liria siguroi Superligën, në rikthimin e tyre pas katër vitesh të kaluara në Ligë të Parë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga