Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMEX

Roberto de Zerbi nis drejtimin e Brightonit

Roberto de Zerbi nis drejtimin e Brightonit


20 September, 2022 @18:20

Pas largimit të trajnerit Graham Potter në drejtim të Chelseat, ekipi i Brighton ka emëruar trajnerin italian Roberto de Zerbi në krye të shtabit teknik të skuadrës.

Italiani 43-vjeçar që është i papunë prej korrikut, pasi që la Shakhtarin e Donetskut për shkak të luftës në Ukrainë. Ai më parë ka drejtuar edhe Sassuolon në Serie A.

Ai ka qenë përzgjedhja e parë e Brightonit pas largimit të Potterit nga ekipi, ndërsa ish-mesfushori i Napolit do të sjellë edhe stafin e trajnerëve bashkë me të, me të marr lejen e punës për Angli.

Roberto de Zerbi

Me ekipin nga Amex Stadium ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, ndërsa pritet që të drejtojë ekipin më 1 tetor ndaj Liverpoolit në Anfield Road.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që Roberto është pajtuar të jetë trajneri ynë i ri. Ekipet e Robertos luajnë futboll atraktiv dhe të guximshëm, besoj që stili dhe përafrimi i tij taktik do t’i përshtatet skuadrës sonë shumë mirë,” ka thënë kryetari i Brightonit, Tony Bloom.

Përndryshe, De Zerbi bëhet trajneri i tretë me kontratë afatgjate prej se Sami Hyypia u largua në vitin 2014 nga ekipi.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League