MEDIA

REUTERS
Ronaldinho në Besiktas!
7 January, 2014 @14:43
Futbollisti më i mirë i vitit 2013 në Amerikën Latine dhe ish ylli i Barcelonës, Milanit e PSG-së, Ronaldinho, ka arritur marrëveshje me klubin turk Besiktas.
Kështu ka bërë të ditur e përditshmja holandeze De Telegraaf sot, duke shkruar se pas bisedimeve të shumta braziliani 33 vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin turk deri në mesin e vitit 2016.
Në dy vite e gjysmë sa do të qëndrojë në Stamboll, Ronaldinho do të fitojë në mes 10 deri në 15 milionë euro. Ai do të kalojë në ligën turke si lojtar i lirë nga Atletico Mineiro.