Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KËRKUARI

Ter Stegen nuk vazhdon me Borussian

REUTERS

Ter Stegen nuk vazhdon me Borussian


6 January, 2014 @18:16

Portieri 21 vjeçar i Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre Ter Stegen nuk do të renovojë kontratën me klubin e tij. 

Për këtë arsye, ai tashmë mund të ngris në një nivel më të lartë vërtetësie kalimin e mundshëm te Barcelona, e cila e ka shënjestruar gjermanin e ri qe sa kohë. 

Drejtori sportiv i ekipit gjerman, Max Eberl, ka thënë sot se gardiani i portës së tyre nuk do të vazhdojë kontratën me ç‘rast nuk i ka befasuar ata. 

“Ter Stegen do ta lë Borussian. Ai na ka treguar se nuk do ta pranojë ofertën tonë të re për atë. Ky vendim i tij nuk na befason fare dhe mund të konkludojë se ai do t’i bashkohet klubit që po e kërkon,” është cituar të ketë thënë Eberl nga mediat gjermane sot. 

Barcelona është duke e kërkuar një zëvendësim për Victor Valdesin, që nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin katalonas, derisa Ter Stegen dhe Pepe Reina kanë qenë synimet e Barcelonës të përfolura deri më tani. 

Me refuzimin e vazhdimit të kontratës së 21 vjeçarit, tashmë Barcelona do ta mund ta blejë atë këtë janar ose verës. Ter Stegenit i përfundon kontrata me Borussian në qershor të vitit të ardhshëm. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga