NAPOLI

Më sulmues, më sigurtë
6 January, 2014 @17:10
Ndeshja e zhvilluar në mesditën e sotme në Napoli, pa një ekip të Rafa Benitezit të konsoliduar jashtëzakonisht në sulm.
Golat erdhën nga Dries Mertens, derisa strategu spanjoll i kishte dhënë një ngjyrim të ri sulmit napolitan me Gonzalo Higuainin në mes, që ishte i rrethuar nga treshja ofansive, Mertens, Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon.
Ndeshje e hapur me raste të shumta u pa në San Paolo sot, derisa rezultati përfundimtar prej 2-0 do të mund të ishte shumë më i thellë po të ishin më të kujdesshëm sulmuesit.
Me këtë fitore Napoli i afrohet Romës në vend të dytë në vetëm dy pikë dhe mban gjallë luftën për një vend të sigurtë në Ligë të Kampionëve.
Sa i përket shqiptarëve, Blerim Xhemajli ka qenë për 90 minuta në fushë dhe ka kontribuuar në lojën ofansive të napolitanëve dhe fitoren e parë të vitit 2014, derisa te Sampdoria mbrojtësi Shkodran Mustafi në 90 minuta nuk ka mundur të bëj më shumë sesa të pranojë disfatën e radhës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.