CARDIFF

Magjia Solskjaer
4 January, 2014 @22:20
Trajneri i ri i Cardiff Cityt, Ole Gunnar Solksjaer, është treguar dirigjent i vërtetë i ekipit.
Përkundër se ekipi i tij ka qenë në disavantazh nga Newcastle United, me lëvizjet e tij, ai ka arritur që të përmbys rezultatin si mysafir dhe të sigurojë fitoren dhe kualifikimin e ekipit të tij në raundin e katërt të FA Cup, duke i befasuar të pranishmit.
Papiss Cisse kishte kaluar në epërsi ekipin vendas dhe kur dukej se gjithçka shkonte në rregull për Alan Pardew, reagon norvegjezi.
Ai futi në lojë Craig Noone dhe Fraizer Campbell, të cilët në kombinim me njëri-tjetrin shënuan golat e fitores për Cardiff Cityn në St James’ Park.
Përkundër se Solskjaer detyrë kryesore ka ruajtjen e statusit të ekipit elit në Premier League me uellsianët, fitorja e sotme dhe kualifikimi për më tutje ka qenë e mirëseardhur për pronarin kontravers të ekipit të Cardiffit. Kjo ka qenë ndeshja e parë e Solskjaerit në krye të Cardiffit.
FAKT:
Nga Baby Face Killer, siç është quajtur kur ka shënuar gola për Manchester Unitedin, Ole Gunnar Solskjaer është emërtuar menjëherë nga mediat angleze si: Baby Face Tactician; |