FA CUP

REUTERS
Topçinjtë dominant
4 January, 2014 @22:05
Derbi i Londrës veriore ka përfunduar me fitore të Arsenalit. Ndeshja e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup ka përfunduar me fitore 2-0 të ‘topçinjëve’ ndaj ‘gjelave’
Arsenali dominoi në ndeshje, ndërsa golat erdhën nga një në çdo pjesë, për fund pa probleme. Santi Cazorla dhe Tomas Rosicky kanë shënuar për fitoren e ekipit të Arsene Wengerit, që është dukur shumë më i fuqishëm se Tottenhami i Tim Sherwoodit.
Edhe Theo Walcott i cili u lëndua dhe u frikësua se mos po pëson lëndim të rëndë me buzëqeshje u ka bërë të ditur tifozëve se është në rregull. Arsenali është lider i Premier League dhe në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.