ALEXIS

REUTERS
Me hat-trick në krye
5 January, 2014 @20:05
Kiliani Alexis Sanchez ka shënuar hat-trickun e parë në La Liga për të kthyer Barcelonën në krye të tabelës së La Ligas.
Barcelona ka mposhtur në ndeshjen e parë të saj të vitit të ri në Camp Nou 4-0 Elchen. Golin e katërt për Barcelonën e shënoi Pedro Rodriguez.
Lionel Messi nuk ishte pjesë e ekipit përkundër se iu rikthye në stërvitje, që jep sinjal se Gerardo Martino po e ruan atë për ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit.
Por Neymar u kthye në ekip, e Martino e fuiti në pjesën e dytë të ndeshjes, përkundër se braziliani nuk kishte ndonjë ndikim të madh në lojën e skuadrës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.